Formulë natyrale për menaxhim efikas të peshës trupore përmes kontrollit të oreksit!
Kur flasim për peshë të tepërt, gjithnjë e më shumë e lidhim konceptin me termin "Longevity", që përfshin një fushë të mjekësisë që na ndihmon të jetojmë më gjatë, por edhe më shëndetshëm. Qëllimi kryesor nuk është vetëm sigurimi i një jete më të gjatë, por edhe mundësia të jemi aktivë deri në moshë më të vonë, të jemi punëdorë dhe të shëndetshëm, pavarësisht nga përparimi i viteve.
STOLETAN GLP-1 është një shtesë ushqimore 100% natyrale e përsosur, e destinuar për të rritur nivelet e GLP-1 në mënyrë natyrale, për të përmirësuar kontrollin e oreksit dhe për të nxitur menaxhimin efikas të peshës trupore përmes përbërësve të mbështetur shkencërisht.
Pse të zgjidhni STOLETAN GLP-1?
Mbajtja e niveleve të ekuilibruara të sheqerit në gjak është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. GLP-1, ose peptid-1 i ngjashëm me glukagonin, është një hormon inkretin i prodhuar në zorrë, që luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. GLP-1 e stimulon sekretimin e insulinës nga pankreasi, duke shtypur njëkohësisht lirimin e glukagonit – hormon që e nxit çlirimin e glukozës nga mëlçia. Ky veprim i dyfishtë ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Përveç efekteve mbi nivelin e insulinës dhe glukagonit, GLP-1 e ngadalëson zbrazjen e stomakut, duke nxitur një ndjesi të plotësisë dhe ngopjes, që mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të shëndetshme për kontroll të peshës trupore.
STOLETAN GLP-1 e shfrytëzon fuqinë e rrugës natyrore GLP-1 të trupit tuaj – të njëjtin mekanizëm që e rregullon sheqerin në gjak, e ngadalëson zbrazjen e stomakut dhe i sinjalizon trurit për ngopje. Ndryshe nga stimuluesit masivë ose qasjet restruktive, formula jonë punon së bashku me proceset natyrore të trupit tuaj.
Përfitime kryesore:
E mbështet metabolizmin e shëndetshëm të glukozës dhe ndjeshmërinë e insulinës.
Nxit ulje të gradueshme, të shëndetshme të peshës trupore pa dieta të shpejta.
Ndihmon për reduktimin e oreksit dhe e nxit ngopjen natyrore.
Nxit tretje të shëndetshme dhe funksion të zorrëve.
E ruan nivelin konstant të energjisë gjatë gjithë ditës.
STOLETAN GLP-1 është për të gjithë ata që:
✅ Kërkojnë mbështetje natyrore, me bazë shkencore për menaxhim të peshës trupore pa stimulues ose masa ekstreme;
✅ Duan ta kontrollojnë oreksin e tyre;
✅ Kanë probleme metabolike dhe duan të ruajnë metabolizëm të shëndetshëm të glukozës;
✅ Tashmë ndjekin praktika për një stil jete të shëndetshëm;
✅ Duan ta përmirësojnë funksionin e tyre metabolik natyror;
✅ Janë të orientuar drejt shëndetit afatgjatë.
Përbërës të patentuar me efikasitet të provuar klinikisht
⏵ Erlim® është një ekstrakt 100% natyral nga limoni, i pasur me eriocitrin – një flavonoid jashtëzakonisht i fuqishëm. Flavonoidet nga frutat agrume janë të njohura për përfitimet e tyre të gjera shëndetësore. Hulumtime të ndryshme shkencore, të publikuara për eriocitrinën nga viti 1971 e tutje, provojnë se ai i rrit nivelet e GLP-1 në mënyrë natyrore, që është me rëndësi të madhe për çdokënd që dëshiron t'i kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak.
⏵ Carolean® është një ekstrakt i patentuar, i formuluar posaçërisht për të mbështetur aktivitetin e receptorëve GLP-1, funksionin metabolik dhe për të rregulluar në mënyrë më efikase oreksin dhe ndjenjën e ngopjes.
Përbërja e një kapsule:
Carolean® 500 mg [pluhur nga farat e Rroshkut (Ceratonia siliqua L.) – 225 mg, gumë ksantani -150 mg, gjethe të dardhës me gjemba (Opuntia ficus indica) -125 mg)], Erlim® 75 mg (100 % ekstrakt nga limoni – Citrus limon L., 12 % eriocitrin, 15 % flavone ose glikozide flavonole).
Paketim: 60 kapsula vegane për 15 ditë
Mënyra e përdorimit: 2 x 2 kapsula në ditë, rekomandohet 30 min. para dy vakteve kryesore
Овој производ нема коментари.