- LYNASE® spray hipertonik për hundë i pasuruar me lizozim, rekomandohet për hundë të mbyllur tek çdo person që është mbi 1 vjeç.
- LYNASE® spray hipertonik në kontakt me mukozën në hundë vepron në atë mënyrë që nxjerr aktivisht tepricën e ujit nga membranat mukoze, me çka zvogëlohet ënjtja e mukozës së hundës. Përveç kësaj, LYNASE® spray hipertonik e hollëson sekretin e trashë, ngjitës në hundë, e pastron zgavrën nazale nga pluhuri, ndotja, alergjenet, mikroorganizmat.
LYNASE® spray hipertonik është i vetmi spray për hundë që është i pasuruar me lizozim – përbërës me origjinë natyrale, që krijohet në mënyrë natyrale në sekretin nazal dhe përfaqëson faktorin më të rëndësishëm në imunitetin natyror në hundë.
- Lizozimi në zgavrën nazale funksionon duke përshpejtuar lëvizjet dhe duke stimuluar aktivitetin e qerpikëve epitelialë (cilia), të cilët ndihmojnë në pastrimin e zgavrës nazale nga sekreti i grumbulluar me çka lehtësohet frymëmarrja
- Lizozimi në hundë vepron antibakterialisht, antiviralisht, antialergjikisht, imunomoduluese, antiinflamatore, vepron proregenerative, në atë mënyrë që përshpejton rigjenerimin e mukozës së dëmtuar të hundës.
LYNASE® spray hipertonik për hundë rekomandohet:
- Për hundë të mbyllur, ku ekziston frymëmarrje e vështirë gjatë ftohjes (rinitis viral), rinitis alergjik, sinuzit ose grip
- Në rast kur dekongjestivët klasikë* janë të kontraindikuar (p.sh. sëmundje të gjëndrrës tiroide, presion i lartë i gjakut, sëmundje të zemrës, diabet)
- Për përmirësimin e efikasitetit të dekongjestivëve klasikë dhe zvogëlimin e kohëzgjatjes së përdorimit të tyre
LYNASE® spray nuk ka kufizim në gjatësinë e përdorimit, sepse, falë përbërjes me origjinë natyrale, nuk krijon varësi as nuk shkakton efekte të padëshiruara.
*Dekongjestivët janë barna që zvogëlojnë ënjtjen e mukozës së hundës, mbylljen e hundës, si dhe rrjedhjen e pakëndshme dhe të bollshme ujore të sekretit.
Paketimi: 30 ml
Mënyra e aplikimit
Para përdorimit të spray LYNASE, rekomandohet ta lani mirë hundën.
- Hiqni kapakun mbrojtës (Figura 1).
- Shishja me spërkatës duhet të mbahet me tre gishta. Gishti tregues dhe gishti i mesit vendosen në sipërfaqen e sipërme të punës së aplikatorit për hundë, ndërsa gishti i madh mban fundin e shishes. Mbajeni drejt shishen me spërkatës, shtypni poshtë disa herë për të aktivizuar pompën e spërkatjes (figura 2).
- Futni lehtë majën e aplikatorit për hundë në flegër dhe shtypni poshtë 1 ose 2 herë shkurt dhe fort. Në momentin e spërkatjes duhet të thithni pak nëpër hundë dhe të nxirrni nëpër gojë. E njëjta procedurë duhet të përsëritet edhe në flegërën tjetër (figura 3).
- Pas përdorimit, fshini me kujdes aplikatorin për hundë me një shami të pastër. Vendosni kapakun mbrojtës (figura 4).
Përbërja: ujë i pastruar, natrium klorid, lizozim klorid, propilenglikol, natrium edetat, natrium hidroksid, metilparahidroksibenzoat, propilparahidroksibenzoat.
Dozimi:
- Të rritur dhe fëmijë në moshën 5 vjeç e lart: 1 ose 2 spërkatje në çdo flegër, dy deri tre herë në ditë
- Fëmijë në moshën 1 deri 5 vjeç: 1 spërkatje në çdo flegër, dy deri tre herë në ditë
A lejohet të përdoret LYNASE® spray për hundë gjatë shtatzënisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji?
Nuk ka të dhëna të disponueshme që do të tregonin se përdorimi i LYNASE spray për hundë gjatë shtatzënisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji mund të ketë pasoja të dëmshme.
- Sa kohë lejohet të përdoret LYNASE® spray për hundë?
Nëse pas 14 ditësh të përdorimit të tij nuk vjen përmirësim, duhet të kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti juaj.
- Cilat janë efektet e mundshme të padëshiruara të LYNASE® spray për hundë?
LYNASE® spray për hundë nuk shkakton efekte të padëshiruara si varësi dhe efekt kthyes.
Mënyra e ruajtjes: Të ruhet në temperaturë deri në 25°C.
Të mos ngritet.