Përmban kombinim filtash UVA dhe UVB, vajra, vitaminë E dhe D-panthenol. Mundëson mbrojtje afatgjatë të lëkurës suaj gjatë diellëzimit dhe njëkohësisht e mbron lëkurën nga irritimet, djegiet dhe tharja, duke e bërë atë të butë dhe elastike.
Filtrat e integruar mundësojnë mbrojtje mesatare (SPF 20) nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UVA dhe UVB gjatë diellëzimit.
Prania e vitaminës E e përmirëson hidratimin e lëkurës, që është me rëndësi të jashtëzakonshme në periudhën verore. Gjithashtu, me veprimin e saj antioksidues merr pjesë në neutralizimin e radikaleve të lira të dëmshme, duke e mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme.
Përmban kombinim vajrash që veprojnë si zbutës dhe e përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.
Gjalpi shea njihet gjithashtu si gjalpë karite. Ai është ekstrakt që përmban kombinim yndyrash komplekse dhe acidesh yndyrore (acid arakidonik, oleinik, linolik, linolenike, stearinike dhe cinamike). Vetë ekstrakti është i pasur edhe me vitaminat C, D, A, E dhe F. Prania e këtyre vitaminave në produkt është shumë e rëndësishme për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme veçanërisht kur është e ekspozuar tepër ndaj diellit. Ekstrakti kontribuon shtesë për rigjenerimin e lëkurës, për qetësimin e irritimeve dhe për hidratim të përmirësuar të lëkurës, që është veçanërisht e rëndësishme gjatë diellëzimit.
D-panthenoli vepron si hidratues dhe parandalon humbjen e tepërt të lagështisë nga lëkura gjatë diellëzimit.
I testuar dermatologjikisht.
I destinuar për të gjitha llojet e lëkurës.
I papërshkueshëm nga uji.
Mënyra e përdorimit: Aplikohet njëtrajtësisht në lëkurë 20 minuta para ekspozimit ndaj diellit dhe disa herë gjatë diellëzimit.


Овој производ нема коментари.