Permban kombinim të filtrave UVA dhe UVB, vajra, vitamina E, D-pantenol dhe gjalp shea. Mundëson mbrojtje afatgjatë të lëkurës suaj gjatë diellëzimit dhe njëkohësisht e mbron lëkurën nga irritimet, djegiet nga dielli dhe nga tharja, duke e bërë atë të butë dhe elastike.
Filtrat e integruara mundësojnë mbrojtje të lartë (SPF 30) nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UVA dhe UVB gjatë diellëzimit.
Prania e vitaminës E e përmirëson hidratimin e lëkurës, që është me rëndësi të jashtëzakonshme në periudhën verore. Gjithashtu, me veprimin e saj antioksidues merr pjesë në neutralizimin e radikaleve të lira të dëmshme, duke e mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme.
Permban kombinim të vajrave që veprojnë si emolient (zbutës) dhe e përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.
D-pantenoli vepron si humektant (lagështues) dhe parandalon humbjen e tepërt të lagështisë nga lëkura gjatë diellëzimit.
Gjalpi shea njihet edhe si gjalp karite. Ky është ekstrakt që permban kombinim të yndyrnave komplekse dhe acideve yndyrore (acid araqidonik, oleinik, linolik, linolinik, stearik dhe cinamik). Vetë ekstrakti është i pasur edhe me vitaminat C, D, A, E dhe F. Prania e këtyre vitaminave në produkt është shumë e rëndësishme për mbajtjen e lëkurës së shëndetshme veçanërisht kur është e ekspozuar tepër ndaj diellit. Ekstrakti kontribuon shtesë për rigjenerimin e lëkurës, për qetësimin e irritimeve dhe për hidratim të përmirësuar të lëkurës, që është veçanërisht i rëndësishëm gjatë diellëzimit.
Testuar dermatologjikisht.
I destinuar për të gjitha llojet e lëkurës.
Mënyra e përdorimit: Aplikohet njëtrajtësisht mbi lëkurë gjysmë ore para ekspozimit ndaj diellit dhe pas çdo larjeje.







Овој производ нема коментари.